Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Miniera dhe Minerale (KT-13)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Miniera dhe Minerale (KT-13)
Komiteti Teknik për Miniera dhe Minerale (KT-13)

Më datë 28.04.2023, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Miniera dhe Minerale, i drejtuar nga Kryetari i KT.MM, z. Esad Behrami dhe sekretari Zijadin Ismajli.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi/adoptimi i 16 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e minierave dhe mineraleve. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e minierave dhe mineraleve, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në miniera dhe minerale, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net
28 Apr 2023