Lajm
![]() 31 May 2023
29 May 2023
24 May 2023
23 May 2023
22 May 2023
19 May 2023
Poll
|
![]() Komiteti Teknik për Teknologji Agroushqimore (KT-12) Më datë 12.01.2023, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Teknologji Agroushqimore, i drejtuar nga Kryetarja e KT.TA, znj. Safete Rexhepi dhe sekretarja Qefsere Ajeti. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 5 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e teknologji agroushqimore. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO/IEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e teknologji agroushqimore, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në fushën e ushqimit, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net
12 Jan 2023 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural