Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik për Transport dhe Shërbime Postare

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik për Transport dhe Shërbime Postare
Mblidhet Komiteti Teknik KT- 04 i AKS / KT. për Transport dhe Shërbime Postare 

Më datë 13 dhjetor 2022 ora 10:30, në sallën e takimeve ne ndërtesën Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik për Transport dhe Shërbime Postare nën drejtimin e Kryetarit të KT për Transport dhe Shërbime Postare, Musli Bajraktari përfaqësuese nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike/ Universiteti i Prishtinës

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 56 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën për Transport dhe Shërbime Postare të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë (13 dhjetor 2022 deri me 15 shkurt 2023).

Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të te gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.
13 Dec 2022