Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Më datë 08 nëntor 2022 ora 10:30, në sallën e takimeve ne ndërtesën Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik për Mjedis

Shtëpi » Lajm »
Më datë 08 nëntor 2022 ora 10:30, në sallën e takimeve ne ndërtesën Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik për Mjedis
Mblidhet Komiteti Teknik KT- 15 i AKS / KT. për Mjedis

Më datë 08 nëntor 2022 ora 10:30, në sallën e takimeve në ndërtesën e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik për Mjedis nën drejtimin e Kryetarit të KT për Mjedis, z. Tafë Veselaj përfaqësuese nga AMK/MEA.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 38 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën për Mjedis të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë (09 nëntor 2022 deri me 10 janar 2023).

Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të te gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.
 
08 Nov 2022