Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik KT- 12 i AKS për Teknologji Agroushqimore Më datë 01 nëntor 2022 ora 10:00, në sallën e takimeve ne ndërtesën Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik për Teknologji Agroushqimore nën drejtimin e Kryetares të KT për Teknologji Agroushqimore, znj. Safete Rexhepi përfaqësuese nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 5 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën për Teknologji Agroushqimore të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë ( 01 nëntor 2022 deri me 03 janar 2023). Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të te gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. 02 Nov 2022 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural