Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik për Përpunimin e Drurit

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik për Përpunimin e Drurit
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-9 i AKS “ KT për Përpunimin e Drurit”

Më datë 20.09.2022 ora 10:00, në sallën e takimeve nr.02 në ndërtesën e KESA/Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik për Përpunimin e Drurit nën drejtimin e Kryetarit të KT për PD z. Agron Bajraktari përfaqësues nga USHAF.  

Në takim morën pjesë: z. Agron Bajraktari përfaqësues nga USHAF; znj. Arieta Vula përfaqësuese nga SHPDK; Sheqer Ukaj përfaqësues nga Elnor Furniture; z.Rexhep Ilazi përfaqësues nga Kosovo COMPETE; z.Ilir Kryeziu përfaqësues nga MMPH; z.Burim Meqa përfaqësues nga MEBEL STEEL dhe z.Kreshnik Thaqi përfaqësues nga KIESA/MINT.  
Nga AKS të pranishëm ishin z. Bujar Istogu, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i AKS dhe sekretari i Komitetit Teknik për Përpunimin e Drurit - Zijadin Ismajli.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 39 standardeve evropiane (EN) që lidhen me fushën e Përpunimit të Drurit. Në takim u shqyrtua lista me 39 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë (21 shtator deri me 21 nëntor 2022). 

Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve të reja nga CEN, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të te gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 9.
 
26 Sep 2022