Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik për Energji

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik për Energji
Mblidhet Komiteti Teknik për Energji

Më datë 15.09.2022 ora 10:00, në sallën e takimeve në ndërtesën Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik për Energji nën drejtimin e Nënkryetares të KT.E znj. Drita Hamiti nga AMK/MINT. 

Në takim morën pjesë znj. Drita Hamiti nga AMK/MINT; z. Isa Hajra nga KEDS; z. Gani Balaj nga MPMS; z. Ali Gërguri nga KEK dhe znj. Valdete Marevci nga Termokos SH.A. Nga AKS të pranishëm ishin z. Bujar Istogu, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i AKS dhe Xajë Rraci, sekretar i KT. Energji.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 69 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Energjisë. Në takim u shqyrtua lista me 69 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë (16 shtator deri me 16 nëntor 2022)

Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të te gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 8.
 
15 Sep 2022