Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-17 i AKS “ KT për Metale, Plastikë dhe Elektrikë” Më datë 06.09.2022 ora 10:00, në sallën e takimeve ne ndërtesën Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë nën drejtimin e Kryetarit të KT për MPE z. Bastri Sallahu - AMK/MINT. Në takim morën pjesë: z. Bastri Sallahu - AMK/MINT; z. Ymer Gërlica - EPH-Dresden; z. Agim Isufi - Divizioni për politika Industriale/MINT; z. Afrim Syla - Elen N.T.SH. Nga AKS të pranishëm ishin z. Bujar Istogu, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i AKS dhe sekretari i Komitetit Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë - Xajë Rraci. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 58 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushat për Metale, Plastikë dhe Elektrikë. Në takim u shqyrtua lista me 58 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë (07 shtator deri me 07 nëntor 2022). Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të te gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 17.
07 Sep 2022 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural