Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-13 i AKS “ KT. për Miniera dhe Minerale”

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-13 i AKS “ KT. për Miniera dhe Minerale”
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-13 i AKS “ KT. për Miniera dhe Minerale”

Më datë 20.06.2022 ora 10:00, në sallën e takimeve ne ndërtesën Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik për për Miniera dhe Minerale nën drejtimin e Kryetarit të KT.MM Prof. Esad Behrami-UP/FSHMN/DK.  

Në takim morën pjesë: Prof. Esad Behrami-UP/FSHMN/DK; znj.Enise Mulliqi / KPMM; znj. Selvie Mekaj-Kadriu / Instituti INKOS SH.A; Mediha Murtezaj / ME/DM dhe z.Naim Mahmutaj – Kosova-Lab sh.a.

Nga AKS të pranishëm ishin z. Bujar Istogu, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i AKS dhe Zijadin Ismajli sekretar i KT. Miniera dhe Minerale.
 
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 36 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën për Miniera dhe Minerale. Në takim u shqyrtua lista me 36 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë (21 qershor deri me 22 gusht 2022). 

Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të te gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 13.
 
20 Jun 2022