Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik për Makineri Më datë 16.06.2022 ora 10:00, në sallën e takimeve në ndërtesën Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik për Makineri nën drejtimin e Kryetarit të KT.MA Prof. Sadullah Avdiu nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike/UP. Në takim morën pjesë: Prof. Sadullah Avdiu nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike/UP; znj. Valbona Kadrijaj nga KEDS; z. Arbër Dobreci nga New Intering SHPK; z.Gurakuq Kastrati nga Divizioni për Infrastrukturë të Cilësisë/MINT; z. Avdullah Jasiqi nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës dhe z. Skender Berisha nga Qendra e Trajnimeve/KEK. Nga AKS të pranishëm ishin z. Bujar Istogu, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i AKS dhe Qefsere Ajeti sekretare e KT. Makineri. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 50 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Makinerisë. Në takim u shqyrtua lista me 50 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë (16 qershor deri me 17 gusht 2022) Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të te gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 10. 17 Jun 2022 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural