Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit
Mblidhet Komiteti Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit

Më datë 14.06.2022 ora 10:00, në sallën e takimeve ne ndërtesën Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit nën drejtimin e Kryetarit të KT.DNG Esat Gjakova / Grupi i naftës pranë Odës  Ekonomike të Kosovës. Në takim morën pjesë .Esat Gjakova nga  Grupi i naftës pran Odës  Ekonomike të Kosovës dhe Rushit Koca / Departamenti për Rezerva Shtetërore të Mallrave / MINT kurse Visar Bajraktari / Drejtoria e Akreditimit dhe Ali Muriqi  / Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike nuk morën pjesë në takim por e kanë konfirmuar me postë elektronike që janë pro kësaj listë me 61 standarde që  të kaloj në diskutim publikë prej gjashtëdhjetë  ditëve. Në takim nuk morën pjesë Mamer Vila / Sektori i Laboratorit Doganor - DK  dhe Minevere Idrizi / KOSTT.SHA për arsye se ishin në pushim vjetor jashtë vendit.
 
 
Nga AKS morën pjesë; Sekretari i Komitetit Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit  Xajë Rraci,  Bujar Istogu - Bujar Istogu / UD Drejtori i Përgjithshëm i Drejtoratit të AKS dhe Qefsere Ajeti / UD Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim.
 

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 61 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën për Derivate të Naftës dhe Gazit. Në takim u shqyrtua lista me 61 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë (15 qershor deri me 16 gusht 2022)
 

Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.
Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të te gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 2.
14 Jun 2022