Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Pajisje Mbrojtëse Personale (KT-16)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Pajisje Mbrojtëse Personale (KT-16)
Komiteti Teknik për Pajisje Mbrojtëse Personale (KT-16)

Më datë 19 maj 2022, në sallën e takimeve nr.124 / MINT, kati II-të u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik për Pajisje Mbrojtëse Personale, nën drejtimin e Kryetarit të KT PMP z. Naser Lajçi – UP / Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike; Zenel Sejfijaj – KPMM;  Hysen Hysenaj - NewCo Ferronikeli Complex L.L.C dhe Blerim Halabaku - AMK/MINT. Nga AKS morën pjesë sekretari i KT-PMP, Zijadin Ismajli, dhe Bujar Istogu Zv. Drejtori i Përgjithshëm i AKS.


Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 34 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare (EN dhe EN ISO) që lidhen me fushën e Pajisjeve Mbrojtëse Personale. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve te reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim të tekstit.


Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në  ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve në të gjithë sektorët e industrisë dhe në çdo mjedis pune, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. 


Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 16.
 
19 May 2022