Lajm
![]() 31 May 2023
29 May 2023
24 May 2023
23 May 2023
22 May 2023
19 May 2023
Poll
|
![]() Komiteti Teknik për Turizëm (KT-20) Më datë 10.05.2022, Agjencia Kosovare për Standardizim themelon Komitetin Teknik për Turizëm. Kryetar i këtij komiteti teknik zgjidhet z. Baki Hoti, ndërsa sekretare Qefsere Ajeti. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi/adoptimi i listës me 19 standarde evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e turizmit. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga vet AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, por duke mos i bërë ndryshim tekstit. Ndër tjera, diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në industrinë e turizmit dhe ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në turizëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net
10 May 2022 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural