Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM TË EKSPERTËVE NË KOMITETIN TEKNIK PËR TURIZËM

Shtëpi » Lajm »
THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM TË EKSPERTËVE NË KOMITETIN TEKNIK PËR TURIZËM

Thirrje publike për aplikim të ekspertëve në komitetin teknik për turizëm 


Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS), bënë thirrje publike për të gjithë të interesuarit të cilët në baza vullnetare mund të japin kontribut në hartimin dhe zhvillimin e standardeve të turizmit.


Komitetet teknike (KT) janë grupe ekspertësh të standardizimit që nuk bëjnë pjesë në strukturat e brendshme të AKS, por që angazhohen në fusha të caktuara të standardizimit.

 
1.  Për të aplikuar duhet dorëzuar:
1.1. CV;
1.2. Diplomë universitare;
1.3. Njohuri të përgjithshme në standardizim (e preferuar);
1.4. Shkathtësi organizative në grupet punuese (e preferuar);
1.5. Njohuri dhe përvojë pune në turizëm.  
 
Ju lutem vini re se vetëm shprehjet e interesimit të dërguara deri me datë 09.05.2022 dhe vetëm kriteret e plotësuara tërësisht mund të konsiderohen për vlerësim.   

 
Paraqitja e kërkesave 
 
Aplikimi mund të bëhet në e-mail adresën: aksinfo@rks-gov.net ose formulari i plotësuar mund të dorëzohet në Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS), çdo ditë pune nga ora 8:00 - 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038/512-814.
 
“AKS, ofron mundësi të barabarta për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”. 
 
Kërkesat e pakompletuara si dhe kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. 
26 Apr 2022