Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Takimi i Këshillit Profesional të Standardizimit

Shtëpi » Lajm »

Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS) sipas Ligjit për Standardizim obligohet të thërras çdo gjashtë muaj Këshillin Profesional të standardizimit.

KPS për miratimin e programit të punës së Agjencisë. Në takimin e janarit,anëtarët e KPS ishin dakorduar që mbi takimet i radhës të informohen më herët. Takimi u realizua më 14 janar në ambientet e MTI-së.

Kryetari i KPS-së, Sabit Restelica moderoi takimin në të cilin, përveç miratimit të programit të punës, dolën ide të frytshme për angazhimin e mëtejmë të Agjencisë. AKS-ja, duke përfillur rregullat e standardizimit evropian, obligohet të jetësoj rekomandimet e KPS-së lidhur me organizimin e komiteteve të reja teknike, procedimin e fushave të caktuara të standardeve, si dhe favorizimin e fushave të caktuara.

Takimi i shtatë i KPS-së solli këto rekomandime:

- Të procedohen më shumë standarde të mineraleve, ambijentit dhe ndërtimit.

- Shpërndarja e standardeve (furnizimi) te nizneset të bëhët gratis, ose me çmime më të ulëta, në mënyrë që standardet të futen më thellë në ekonominë e vendit.

- Të organizohet ndonjë takim pune me KPS-të e Rajonit (Shqipëria prioritet) cë të shkëmbehen përvojat e punës.

Në fund të takimit të këtij grupi vullnetar të rëndësishëm për standardizimi kosovare, u shtrua drekë pune, dhe u vendos cë takimi i radhës të mbahet në javën e fundit të qershorit 2014. Nëse shumica e anëtarëve s’mund të marrin pjesë në këtë period, plani i punës mund të votohet edhe elektronikisht.

Agjencia Kosovare e Standardizimit

14 Jan 2014