Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Këshilli Profesional i Standardizimit

Shtëpi » Lajm »
Këshilli Profesional i Standardizimit
Këshilli Profesional i Standardizimit.


Agjencia Kosovare për Standardizim (AKS), në bazë të Ligjit nr. 06/L-019 për Standardizim dhe Udhëzimit Administrativ nr. 08/2018 për Këshillin Profesional të Standardizimit (KPS), me datën 29.03.2022 mban takimin e Këshillit, objektiv i të cilit është të ofroj përfaqësim të balancuar të palëve të interesit të involvuara në organin shtetëror të standardizimit.
 
Takimin e hapi Kryetari i KPS, Butrint Batalli, një fjalë përshëndetëse u bë nga Shefja e Kabinetit të MINT, Arjeta Shaqiri Latifi, kurse Programin e Punës dhe Raportin mbi arritjet e AKS i paraqiti Zv. Drejtori i Përgjithshëm i AKS, Bujar Istogu. 
 
Në takim u miratua Programi i Punës së Standardizimit dhe u sollën ide për aktivitete të reja, dhe gjithashtu u rekomandua themelimi i Komitetit Teknik për Turizëm, për rëndësinë e të cilit foli Zv. Drejtoresha e Departamentit të Turizmit, Lumturije Geci.  
 
29 Mar 2022