Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik për Shëndetësi Më datë 14 dhjetor 2021, në sallën e takimeve nr.124 / MINT, Kati II-të u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.7, KT. për Shëndetësi, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Njazi Gashi përfaqësues Dardi Dent, Agim Krasniqi përfaqësues nga QKUK, Sebahate Bushrani përfaqësuese nga AMK/MINT, Xhevat Pllana përfaqësues nga Vati Medical. Nga AKS morën pjesë; Sekretari i KT-7, Zijadin Ismajli, dhe Drejtori i Drejtoratit për SPI z. Bujar Istogu. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 12 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare (EN dhe EN ISO) që lidhen me fushën Shëndetësisë. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim të tekstit. Pati diskutime në lidhje me korrektësinë e përkthimit të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në shëndetësi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 7.
14 Dec 2021 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural