Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Makineri

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Makineri
Mblidhet Komiteti Teknik i 10 i AKS “ KT për Makineri"

Më datë 26 nëntor 2021, në zyrën e AKS u mbajt mbledhja Komiteti Teknik për Makineri, kjo mbledhje u drejtua nga Kryetari i KT, Sadullah Avdiu përfaqësues nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike-UP. Të pranishëm ishin Arbër Dobreci përfaqësues nga Intering SHPK; Skender Berisha përfaqësues nga  KEK / Koordinator në Qendrën e trajnimeve  dhe Avdullah Jasiqi përfaqësues nga AMK/MTI.
 
Nga AKS të pranishëm ishin sekretari i KT për Makineri Xajë Rraci.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 56 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Makinerisë. Në takim u shqyrtua lista me 56 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë. Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve te reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të palëve të interesuara për përdorimin e standardeve, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ndërtim dhe ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 10.
30 Nov 2021