Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-3 “Komiteti Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë (KT.SMC)”. Më datë 18 nëntor 2021, në zyrën e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) u mbajt mbledhja e VII-të e për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, kjo mbledhje u drejtua nga Kryetari i KT.SMC, prof.dr. Edmond Hajrizi nga UBT. Të pranishëm ishin prof. Xhevdet Elezi përfaqësues nga Fakulteti i Bujqësisë/ Universiteti i Prishtinës; znj. Lumnije Ajdini përfaqësuese nga Aleanca Kosovare e Biznesit; Safete Orana përfaqësuese nga KOSTT dhe Bujar Zeneli themelues i kompanisë Quality Pro. Nga AKS të pranishëm ishin z. Bujar Istogu Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim dhe sekretaria e KT.SMC, Qefsere Ajeti. Drita Zogaj përfaqësuese e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se për arsye të angazhimeve profesionale nuk mund të marr pjesë aktive, megjithatë e njëjta voton në mënyrë elektronike pro listës me 51 standarde të KT. SMC. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte shqyrtimi i 51 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë. Në takim u shqyrtua lista me 51 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar kërkesave të palëve të interesit dhe standardeve të reja nga CEN dhe ISO, të cilat pas periudhës 60 ditore në diskutim publik, do të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqës së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Pati diskutime në lidhje me rendësin e këtyre standardeve në industrinë për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, korrektësinë e përkthimit dhe lektorimit të titujve të cilët duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të palëve të interesuara për përdorimin e standardeve, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ndërtim dhe ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 3.
18 Nov 2021 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural