Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-17 “KT për Metale, Plastikë dhe Elektrikë”.

Më datë 05 nëntor, në zyrën e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik për Metale, Plastikë edhe Elektrikë, kjo mbledhje u drejtua nga Kryetari i KT, z.Bastri Sallahu MINT- AMK.  Të pranishëm ishin Naim Tahiraj - New Nickel; Ymer Gërlica - Gërlica Copany; Agim Isufi - MINT/ Zhvillimi i Industrisë Kimike; Afrim Hazrolli - Hazrolli Copmany. Nga AKS të pranishëm ishin sekretaria e KT.MPE  Xajë Rraci dhe z. Bujar Istogu - Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim. 

Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte shqyrtimi i 11 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Metale , Plastikë edhe Elektrikë. Në takim u shqyrtua lista me 11 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë

Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar kërkesave të palëve të interesit dhe standardeve të reja nga CEN dhe ISO, të cilat pas periudhës 60 ditore në diskutim publik, do të  adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqës së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Pati diskutime në lidhje me rendësin e këtyre standardeve në industrinë  për Metale, Plastikë edhe Elektrikë, korrektësinë e përkthimit dhe lektorimit të titujve të cilët duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. 

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të palëve të interesuara për përdorimin e standardeve, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ndërtim dhe ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 17.
05 Nov 2021