Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik KT-8 i AKS “KT për Energji". Më datë 26.10.2021, në sallën e Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë u mbajt takimi i Komitetit Teknik nr.8 , KT. për Energji. Takimi u mbajte nën drejtimin e Kryetares së Komitetit Teknik për Energji, znj.Shpresa Krasniqi nga KOSTT. Në takim morën pjesë Drita Hamiti - Agjencia e Metrologjisë së Kosovës/MINT; Gani Kelmendi - Termokos; Abdylmexhid Pllana - Kosova A-KEK/Departamenti përgatitja kimike e ujitë; Ali Gërguri - Divizioni Prodhimit të Qymyrit -KEK/ Departamenti i Rikultivimt; Isa Hajra - Njësia për Zbatimin e DT; Gani Balaj - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Nga AKS morën pjesë; Sekretari i Komitetit Teknik për Energji Xajë Rraci dhe Bujar Istogu - Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte adoptimi i 15 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Energjisë. Në takim u shqyrtua lista me 15 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë. Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve te reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të te gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.
27 Oct 2021 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural