Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-6 “ KT. për për Metrologj" Më datë 18.10.2021, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e X e "Komitetit Teknik për Metrologji", nën drejtimin e Kryetarit të KT.M z.Agim Xhuraj- Agjencia e Metrologjisë së Kosovës AMK/MINT. Të pranishëm ishin edhe Ardiana Shala Krrabaj- Drejtoria e Akreditimit DAK/MINT; Valeriana Bruçi-Departamenti i Rezervave Shtetërore-MINT; Raif Bytyqi- INKOS SH.A dhe Ibush Luzha- Golden Consulting Center sh.p.k Nga AKS morën pjesë; Sekretaria e Komitetit Teknik për Metrologji Albina Jashanica dhe Bujar Istogu - Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 30 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Metrologjisë. Në takim u shqyrtua lista me 30 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve te reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.
18 Oct 2021 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural