Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Gëzuar Ditën Botërore të Standardeve!

Shtëpi » Lajm »
Gëzuar Ditën Botërore të Standardeve!
Të nderuar bashkëpunëtorë,
 
Më lejoni që në emër të Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS), t’ju urojmë Ditën Botërore të Standardeve 2021. 
 
Për shkak të masave mbrojtëse ndaj COVID 19, Ditën Botërore të Standardeve do ta shënojmë pa ndonjë ceremoni gjithëpërfshirëse. Kjo nuk do të thotë se jemi larg jush e as që nuk jemi falënderues për kontributin e juaj të vazhdueshëm, përkundrazi jemi bashkë sikurse edhe vet tema për Ditën Botërore të Standardizimit që këtë vit është “Vizioni ynë i përbashkët për një botë më të mirë”.
 
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të cilat projektojnë të adresojnë pabarazitë sociale, të zhvillojnë një ekonomi të qëndrueshme dhe të ngadalësojnë shkallën e ndryshimit klimatik, janë shumë ambicioze. Për të arritur këto qëllime duhet bashkëpunim i shumë partnerëve publikë dhe privatë dhe shfrytëzimin e të gjitha mjeteve në dispozicion, përfshirë standardet ndërkombëtare dhe vlerësimin e konformitetit.
   
Beteja intensive kundër një pandemie të vazhdueshme globale ka zbuluar domosdoshmërinë absolute të adresimit të SDG në një mënyrë gjithëpërfshirëse, për të forcuar shoqëritë tona, duke i bërë ato më të adaptueshme dhe më të barabarta. Prandaj kërkohet bashkim për një mision që afirmon rëndësinë e SDG e për këtë, standardet janë më të rëndësishme se kurrë.
 
I gjithë sistemi i standardizimit është i ndërtuar mbi bazën e bashkëpunimit dhe vetëm duke punuar së bashku, ne fuqizojmë njerëzit me zgjidhje të botës reale për t'u përballur me sfidat e qëndrueshmërisë.
 
Në këtë frymë ne jemi të bashkuar për të punuar së bashku për të përshpejtuar Agjendën 2030, me standarde për SDG dhe “Vizionin tonë të përbashkët për një botë më të mirë”. 
 
Duke ju falënderuar të gjithëve për kontributin tuaj në zhvillimin e standardeve dhe me theks të veçantë në rritjen e vetëdijesimit për rolin dhe rëndësinë e standardeve, ju urojmë Ditën Botërore të Standardeve 2021, me shpresë se nuk do mungon përkushtimi dhe bashkëpunimi i juaj edhe në të ardhmen.
14 Oct 2021