Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-18 “ KT. për Teknologji Informative”. Më datë 12 tetor 2021, në zyrën e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT/KIESA) u mbajt mbledhja e IX-të për Teknologji Informative, kjo mbledhje u drejtua nga Kryetari i KT, z.Neron Berisha nga MAP. Të pranishëm ishin z. Vezir Rexhepi nga FIEK/UP; Astrit Hulaj DTIK/MPB. Nga AKS të pranishëm ishin sekretaria e KT.TI znj. Qefsere Ajeti dhe z. Bujar Istogu Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim. Driton S. Bejtullahu nga Be Consulted dhe Skender Rugova nga Posta e Kosovës kanë lajmëruar se për arsye profesionale nuk mund të marrin pjesë aktive, megjithatë të njëjti kanë votuar në mënyrë elektronike pro listës me 55 standarde të KT.TI. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte shqyrtimi i 55 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Teknologjisë Informative. Në takim u shqyrtua lista me 55 standarde të cilat pas shqyrtimit në KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar kërkesave të palëve të interesit dhe standardeve të reja nga CEN dhe ISO, të cilat pas periudhës 60 ditore në diskutim publik, do të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqës së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Pati diskutime në lidhje me rendësin e këtyre standardeve në industrinë Teknologjisë Informative, korrektësinë e përkthimit dhe lektorimit të titujve të cilët duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të palëve të interesuara për përdorimin e standardeve, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ndërtim dhe ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 18.
12 Oct 2021 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural