Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-2 “ KT. për Derivate të Naftës dhe Gazit”.


Më datë 07 tetor 2021, në zyrën e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë u mbajt mbledhja e X-të e për Derivate të Naftës dhe Gazit, kjo mbledhje u drejtua nga Kryetari i KT, z. Esat Gjakova nga Grupi i Naftës pranë OEK-ut. Të pranishëm ishin z. Visar Bajraktari nga DAK (MINT); z. Ali Muriqi nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike/UP; z. Mamer Vila nga Doganat e Kosovës. Nga AKS të pranishëm ishin sekretaria e KT.DNG znj. Qefsere Ajeti dhe z. Bujar Istogu Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim. znj. Minivere Idrizi nga KOSTT. SHA dhe z. Rushit Koca nga Departamenti për Rezerva Shtetërore të Mallrave (MINT), ka lajmëruar se për arsye profesionale nuk mund të marrin pjesë aktive, megjithatë i njëjti kanë votuar ne mënyrë elektronike pro listës me 14 standarde të KT.DNG.


Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte shqyrtimi i 14 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Derivate të Naftës dhe Gazit. Në takim u shqyrtua lista me 14 standarde të cilat pas shqyrtimit ne KT do të hidhen në diskutim publik për 60 ditë


Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar kërkesave të palëve të interesit dhe standardeve të reja nga CEN dhe ISO, të cilat pas periudhës 60 ditore ne diskutim publik, do të  adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqës së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Pati diskutime në lidhje me rendësin e këtyre standardeve në industrinë Derivate të Naftës dhe Gazit, korrektësinë e përkthimit dhe lektorimit të titujve të cilët duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. 

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të palëve të interesuara për përdorimin e standardeve, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ndërtim dhe ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 2.

 

08 Oct 2021