Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Takimi i përbashkët pune AKS-DPS

Shtëpi » Lajm »
Takimi i përbashkët pune AKS-DPS

Takimi i përbashkët pune AKS-DPS

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) u zhvillua një takim 2 ditor, 21-22 Qershor 2021, me përfaqësues të Agjencisë Kosovare për Standardizim (AKS) dhe përfaqësues të DPS, sipas agjendës së rënë dakord më herët, përfaqësuesit e AKS dhe DPS.

 

 

 

 

 

 

 

 

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare për Standardizim: 

  • Bujar Istogu - Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim

  • Qefsere Ajeti - Zyrtare për krijimin e Bazës së të dhënave të standardeve

  • Zijadin Ismajli - Zyrtar për Shitje dhe Marketing

DPS u përfaqësua me punonjës nga Drejtoria e Standardeve dhe Drejtoria e Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët, sipas pikave për diskutim të agjendës së takimit.

U diskutuan çështjet si më poshtë:

* Porosi për standarde të reja;

* Diskutim mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjes;

* Realizimi i procesit të adoptimit dhe shfuqizimit;

* Rreth standardeve të harmonizuara;

* Për Sistemin e Menaxhimit të Standardeve.

Një vëmendje të veçantë mori edhe plotësimi i dokumentacionit nga DPS për anëtarësimin me të drejta të plota në CEN/CENELEC, sidomos zhvillimet e fundit në Sistemin e Menaxhimit të Standardeve të DPS, sipas modelit të harmonizuar të shërbimeve, në mënyrë që të realizohet komunikimi me bazat e të dhënave të Organizmave Evropiane dhe Ndërkombëtare të Standardizimit.

Duke qenë se edhe AKS përdor një sistem të ngjashëm për menaxhimin e informacionit të standardeve shumë shpejt do ti duhet të zhvillojë sistemin e saj sipas modelit të harmonizuar të shërbimeve, që siguron komunikimin me bazat e të dhënave të Organizmave të Standardizimit dhe do të shikohet mundësia e komunikimit edhe me SMS të DPS.

30 Jun 2021