Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM TË EKSPERTËVE NË KOMITETE TEKNIKE

Shtëpi » Lajm »
THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM TË EKSPERTËVE NË KOMITETE TEKNIKE

Thirrje publike për aplikim të ekspertëve në komitete teknike 

Agjencia Kosovare e Standardizimit-AKS, bënë thirrje publike për të gjithë të interesuarit të cilët në baza vullnetare mund të japin kontribut në hartimin dhe zhvillimin e standardeve.

Komitetet Teknike janë grupe ekspertësh të deleguar nga institucione/organizata të cilat veprojnë në fusha të caktuara të ekonomisë e që janë të përfshirë në procesin e standardizimit.

Komitetet Teknike në të cilat mund të shprehni interes janë:

1. Komiteti Teknik për Ndërtim;

2. Komiteti Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit;

3. Komiteti Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë;

4. Komiteti Teknik për Transport dhe Shërbime Postare;

5. Komiteti Teknik për Elektroteknikë;

6. Komiteti Teknik për Metrologji;

7. Komiteti Teknik për Shëndetësi;

8. Komiteti Teknik për Energji;

9. Komiteti Teknik për Përpunimin e Drurit;

10. Komiteti Teknik për Makineri;

11. Komiteti Teknik për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion;

12. Komiteti Teknik për Teknologji Agroushqimore;

13. Komiteti Teknik për Miniera dhe Minerale;

14. Komiteti Teknik për Tekstil dhe Lëkurë Këpucë;

15. Komiteti Teknik për Mjedis;

16. Komiteti Teknik për Pajisje Mbrojtëse Personale; 

17. Komiteti Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë;

18. Komiteti Teknik për Teknologji Informative;

19. Komiteti Teknik për Eurokode për Strukturat.

1.  Për të aplikuar duhet dorëzuar:

1.1. CV;

1.2. Baza deleguese;

1.3. Diplomë universitare, sipas fushës (KT);

1.4. Njohuri të përgjithshme në standardizim (e preferuar);

1.5. Shkathtësi organizative në grupe punuese (e preferuar).

Ju lutem vini re se shprehjet e interesit janë vetëm për një komitet teknik dhe duhet të dërgohen deri me datë 14.05.2021.

Paraqitja e kërkesave

Aplikimi mund të bëhet në e-mail adresën: aksinfo@rks-gov.net. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038/512-779. 

“AKS, ofron mundësi të barabarta për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

Kërkesat e pakompletuara si dhe kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

27 Apr 2021