Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-5 i AKS “ KT. për Elektroteknikë ” Më datë 12 Janar 2021, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e VIII-b e Komitetit Teknik për Elektroteknikë, kjo mbledhje u drejtua nga Kryetari i KT, Nebi Caka nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike “UP”. Të pranishëm ishin edhe Bukurije Dauti nga “KOSTT.SHA”; Avni Alidemaj nga Sistemi i Operimit/KEDS; Agim Isufi nga Departamenti i Industrisë/MTI; Bujar Istogu dhe Taulant Sopaj nga Agjencia Kosovare për Standardizim / MTI. Gani Latifi nga “DAY Engineering” ka lajmëruar se për arsye shëndetësore nuk mund të merr pjesë aktive, megjithatë i njëjti ka votuar ne mënyrë elektronike pro listës me 116 standarde. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte shqyrtimi/adoptimi i 116 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Elektroteknikës. Në takim u shqyrtua lista me 116 standarde të cilat kanë qenë në diskutim publik që nga data 12.11.2020 dhe si e tillë kjo listë gjeti pajtimin e shumicës absolute pro miratimit. Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar kërkesave të palëve të interesit dhe standardeve të reja nga CENELEC dhe IEC që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqës së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Pati diskutime në lidhje me rendësin e këtyre standardeve në industrinë Elektroteknikës, korrektësinë e përkthimit dhe lektorimit të titujve të cilët duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të palëve të interesuara për përdorimin e standardeve, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ndërtim dhe ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 5. 12 Jan 2021 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural