Lajm
![]() 20 Jun 2022
17 Jun 2022
14 Jun 2022
19 May 2022
10 May 2022
26 Apr 2022
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-5 i AKS “ KT. për Elektroteknikë.
![]() Mblidhet Komiteti Teknik, KT-5 i AKS “ KT. për Elektroteknikë ” Më datë 11 nëntor 2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.5, KT. për Elektroteknikë, nën drejtimin e Kryetarit të KT z. Nebi Caka - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike/UP. E pranishme ishte edhe Bukurije Dauti nga “KOSTT.SHA”; Bujar Istogu dhe Taulant Sopaj nga Agjencia Kosovare për Standardizim/MTI. Agim Isufi nga Departamenti i Industrisë/MTI dhe Gani Latifi nga “DAY Engineering” kanë njoftuar se kanë pranuar materialin e KT.E dhe kanë lajmëruar se nuk mund të vijnë në këtë takim, por janë PRO shpalljes në diskutim publik të listës me standarde te identifikuara. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte shqyrtimi/adoptimi i 116 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Elektroteknikës. Identifikimi i standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar kërkesave të palëve të interesit dhe standardeve të reja nga CENELEC dhe IEC që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Pati diskutime në lidhje me rendësin e këtyre standardeve në industrinë Elektroteknikës, korrektësinë e përkthimit dhe lektorimit të titujve të cilët duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ndërtim dhe ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 5.
11 Nov 2020 |
Agjencia për Pronësi Industriale
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural