Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-10 i AKS “ KT. për Makineri ” Më datë 15 Qershor 2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.10, KT. Makineri, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Sadullah Avdiu FIM-UP, Arbër Dobreci Intering-SHPK, Gurakuq Kastrati Departamenti i Industrisë-MTI, Avdullah Jasiqi AMK-MTI, Skender Berisha Kordinator në Qendrën e trajnimeve - KEK, Valbona Kadrijaj KEDS nuk ka marr pjersë. Nga AKS morën pjesë; Sekretari i KT-10, Xajë Rraci. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 122 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Makinerisë. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS sipas kërkesës se Departamentit Industrisë të bazuar në Direktivën e makinerisë (2006-42-EC) që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Pati diskutime në lidhje me rendësin e këtyre standardeve pë Makineri, si dhe ideja e një projekti në hartimin e një standardi SK në Republikën e Kosovës i cili do i ndihmonte prodhuesit vendor. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 10. 15 Jun 2020 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural