Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-14 i AKS “ KT. për Tekstil, Lëkurë dhe Këpucë ”

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-14 i AKS “ KT. për Tekstil, Lëkurë dhe Këpucë ”
Më datë 11 Qershor 2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.14, KT. për Tekstil, Lëkurë dhe Këpucë, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Naim Hoxha nga SHLPA “Evolucioni”. Albulenë Sopa NTP “STAFF”S//SPRINT dhe Bujar Kabashi “Ndërmarrja SOLID 23000 Therandë Kosovë kanë njoftuar se kanë pranuar materialin e KT.TLK dhe kanë lajmëruar se nuk mund të vijnë në këtë takim, por votojnë PRO shpalljes në diskutim publik të standardeve në proces.


Nga AKS morën pjesë; Sekretari i KT-14, Taulant Sopaj, dhe Drejtori i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim i AKS-së. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 38 standardeve Ndërkombëtare dhe Evropiane që lidhen me fushën e Tekstilit. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar kërkesave të palëve të interesit dhe standardeve te reja nga CEN dhe ISO që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.


Pati diskutime në lidhje me rendësin e këtyre standardeve në industrinë e tekstilit, si dhe ideja e një projekti në hartimin e një standardi  SK numëror për përmasat e veshmbathjeve të popullsisë në Republikën e  Kosovës i cili do i ndihmonte prodhuesit vendor.
Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 14.
11 Jun 2020