Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Më datë 25 shkurt 2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.2, KT. për Derivate të Naftës dhe Gazit., nën drejtimin e Kryetarit të KT, z. Esat Gjakova nga Grupi i naftës pran OEK-ut, z. Rushit Koca-Departamenti për Rezerva Shtetërore të Mallrave/MTI, znj.Minivere Idrizi-KOSTT. SHA, z.Visar Bajraktari- Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës/MTI, z. Naser Zhjeqi-Sektori i Ambientit/MI, z. Ali Muriqi-Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, z. Hysni Komoni-Zyra e Inspektoratit/ MZHE, dhe z. Mamer Vila-Sektori i Laboratorit Doganor/Doganat e Kosovës.
Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishe adoptimi i 78 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare (EN ISO) që lidhen me fushën për derivate të naftës dhe gazit. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve të reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim tekstit. Pati diskutime në lidhje me korrektësinë e përkthimit të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës.
Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.
Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 2.
25 Feb 2020 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural