Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-4 i AKS “ KT. për Transport dhe Shërbime Postare” Më datë 18 Tetor 2019, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.4, KT. për Transport dhe Shërbime Postare, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Musli Bajraktari nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike/UP, Kreshnik Rugova nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë/KIESA, Nevruz Kuqi nga Posta e Kosovës SH.A dhe Muhamed Krasniqi nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”. Nazim Rahimi nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare/ ARKEP dhe Burim Krasniqi nga Ministria e Infrastrukturës, kanë njoftuar se kanë pranuar materialin e KT.TSHP, por se nuk mund të marrin pjese në këtë takim për shkak të angazhimeve tjera por se votojnë PRO shpalljes në diskutim publik të standardeve në proces.
Pati diskutime në lidhje me korrektësinë e përkthimit të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 4. 18 Oct 2019 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural