
| 
        
                
         Lajm  
        ![]() 31 Oct 2024 
        	                    
            22 Oct 2024 
        	                    
            03 Oct 2024 
        	                    
            27 Sep 2024 
        	                    
            26 Sep 2024 
        	                    
            20 Sep 2024 
        	                Poll 
        
        
         | 
        
		  	
		  
  		  	
           
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-14 i AKS “ KT. për Tekstil, Lëkurë dhe Këpucë ” 
 Më datë 01 Tetor 2019, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.14, KT. për Tekstil, Lëkurë dhe Këpucë, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Naim Hoxha nga SHLPA “Evolucioni”. Albulenë Sopa NTP “STAFF”S//SPRINT ka njoftuar se ka pranuar materialin e KT.TLK, ka lajmëruar se nuk mund të vijë në këtë takim dhe votoj PRO shpalljes në diskutim publik të standardeve në proces. 
 Nga AKS morën pjesë; Sekretaria e KT-14, Taulant Sopaj, dhe Drejtori i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim i AKS-së. 
 Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 46 standardeve Evropiane (EN) që lidhen me fushën e Tekstilit. 
 Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve te reja nga CEN, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. 
 Pati diskutime në lidhje me korrektësinë e përkthimit të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. 
 Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. 
 Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 14. 01 Oct 2019  | 
      
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

 
            
        
 