Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-6 i AKS “ KT. për Metrologji ”

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-6 i AKS “ KT. për Metrologji ”

Më datë 13 shtator 2019, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.6, KT. për Metrolgji, nën drejtimin e Kryetarit të KT.M-së, Musa Misini nga NTI-AMK, Ardiana Krraba MTI-DAK dhe Raif Bytyçi INKOS. 

 

Nga AKS morën pjesë; Sekretaria e KT-6. 

Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte shqyrtimi i listës me 15 standardeve evropiane (EN) që lidhen me metrologji për ti hedhur në diskutim publikë.

 

Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve të reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim tekstit.

Pati diskutime në lidhje me korrektësinë e përkthimit të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. 

 

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

 

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 6.

 

 

13 Sep 2019