Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Më datë 11 shtator 2019, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.1, KT. për Ndërtim, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Naser Kabashi Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit/UP, Hamdi Sylejmani Shoqata e Konstruktorëve të Kosovës, Hamdi Kurteshi, Lidhja e Inxhinierëve të Ndërtimtarisë/LINK-Kosova, Shkëlzen Belegu, Oda Ekonomike e Kosovës, ndërsa për shkak të angazhimeve të punës primare në takim nuk morën pjesë: Xhemajl Metolli, Divizioni i Ndërtimit/MMPH, dhe Blerta Vula- Rizvanolli, anëtare e re e deleguar nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, të cilët votojnë PRO, shpalljes së listës se standardeve për adoptim, si (SK) për diskutim publik te 115 standardeve të KT. Ndërtimit, për periudhë 60 ditë.
Nga AKS morën pjesë; Sekretari i KT-1, për Ndërtim, Avdullah Kryeziu dhe Bujar Istogu, Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim i ASK-së.
Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishe adoptimi i 115 standardeve evropiane (EN) që lidhen me fushën e produkteve të ndërtimit duke u bazuar ne Rregulloren e BE-së (305/2011)
Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve te reja nga CEN që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim tekstit, këto standarde janë version i fundit nga CEN, njëherë kjo ishte edhe kërkesa e kryetarit të komitetit dhe anëtareve tjerë të komitetit.
Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.
Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 1. 11 Sep 2019 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural