Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-8 i AKS “ KT. për Energji ”

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-8 i AKS “ KT. për Energji ”

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-8 i AKS “ KT. për Energji ”

Më datë 25 korrik 2019, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.8, KT. për Energji, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Shpresa Krasniqi nga KOSTT, Abdylmexhed Pllana KEK Divizioni i xhenerimit, Isa Hajra KEDS, Ali Gërguri KEK –Divizioni i prodhimit të qymyrit-Departamenti  i rikultivimit, Gani Kelmendi Termokos, Drita Hamiti MTI-Metrologji, Gani Balaj Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 

Nga AKS morën pjesë; Sekretaria e KT-8.

Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte shqyrtimi i listës me 12 standardeve evropiane (EN) që lidhen me energjinë për ti hedhur në diskutim publikë. 

Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve te reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim tekstit.


Pati diskutime në lidhje me korrektësinë e përkthimit të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës.  

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 8.

25 Jul 2019