Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Përkujtim për Kryetarin e Komitetit Teknik për Energji.

Shtëpi » Lajm »
Përkujtim për Kryetarin e Komitetit Teknik për Energji.

Më datë 20.03.2019  me  dhimbje e hidhërim të madh morëm lajmin e ndarjes nga jeta e bashkëpunëtorit tonë Shahin Llalloshi.

Shahini, ka dhënë kontribut të çmuar me detyrën e kryetarit në Komitetin Teknik për Energji që nga data e themelimit të këtij komiteti teknik duke shqyrtuar dhe hartuar standarde të fushës së energjisë, në Republikën e Kosovës.


Lamtumirë kolegë i dashur, i nderuar, dhe i paharruar Shahin Llalloshi!

21 Mar 2019