Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

MARRËVESHJE E BASHKËPUNIMIT ME DPS

Shtëpi » Lajm »
MARRËVESHJE E BASHKËPUNIMIT ME DPS

Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS) bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit Shqiptar që nga viti 2006, kur filloi adoptimi i standardeve në Kosovë.

 

Më 9 korrik 2019 në Tiranë u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet AKS dhe DPS për thellimin e bashkëpunimit, ndërmjet dy organizmave homolog. Për DPS Marrëveshjen e firmosi Drejtori i përgjithshëm Rezi Hasanaj, ndërsa për AKS Drejtori i përgjithshëm i AKS, Hafiz Gara.

 

Qëllimi i Marrëveshjes ishte eliminimi i vërejtjeve të Brukselit, lidhur me standardet që AKS-ja sjell në vend për adoptim të tyre.

15 Jul 2019