Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-3 i AKS “ KT. për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë ”

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-3 i AKS “ KT. për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë ”

 

 - Më datë 28 qershor 2019, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.3, KT. për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Edmond Hajrizi nga Kolegji UBT; Xhevdet Elezi nga Fakulteti i Bujqësisë/UP; Lumnije Ajdini nga AKB; Banush Neziri nga Departamenti për rregullimin e  tregut të naftës/MTI;  Safete Orana nga KOSTT, Drita Zogaj nga IKSHPK-Prishtinë dhe Bujar Zeneli nga QualityPro, kanë njoftuar se kanë pranuar materialin e KT.SMC, kanë lajmëruar se nuk mund të vijë në këtë takim dhe votojnë PRO shpalljes në diskutim publik të standardeve në proces. 

- Nga AKS morën pjesë; Sekretaria e KT-3, Qefsere Ajeti, dhe Kryeshef Ekzekutiv i ASK-së.   

- Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishe adoptimi i 36 standardeve evropiane (EN) që lidhen me fushën për sistemet e menaxhimit të cilësisë.  

- Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve te reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim tekstit.  

- Pati diskutime në lidhje me korrektësinë e përkthimit të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës.  

 - Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. 

 Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 3.

28 Jun 2019