Lajm
![]() 20 Jun 2022
17 Jun 2022
14 Jun 2022
19 May 2022
10 May 2022
26 Apr 2022
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-11 i AKS “KT. për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion”
![]() Mblidhet Komiteti Teknik, KT-11 i AKS “KT. për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion”
Me datë 29 maj 2019, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr. 11, KT. për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Enver Tahiri, Shtëpia e Sporteve; Xhemajl Pllan, MTI/Departamenti i Turizmit; Ismail Kasumi, Komiteti Olimpik; Fatmir Godeni, NTP “Sporting”; Ditika Zymberaj (ka lajmëruar se nuk mund të vijë në këtë takim, por e njëjta ka votuar pro).
Nga AKS morën pjesë; Sekretari i KT-11, Avdullah Kryeziu, dhe Drejtori i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim.
Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishe adoptimi i 5 standardeve evropiane (EN) që lidhen me fushën e lodrave, pajisjeve sportive dhe rekreacionit. Një pjese e këtyre standardeve ishin standarde të harmonizuara në direktivën 2009/48/EC.
Përzgjedhja e standardeve është bërë nga kërkesa e Divizionit të Infrastrukturës së Cilësisë, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim tekstit.
Pati diskutime në lidhje me korrektësinë e përkthimit të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës.
Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.
Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik 11. 29 May 2019 |
Agjencia për Pronësi Industriale
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural