Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Dita botërore e standardeve

Shtëpi » Lajm »
Dita botërore e standardeve

Agjencia Kosovare e Standardizimit çdo 14 tetor manifeston ditën botërore të standardeve.

Këtë vit, celebrimi u realizua në hotel Grand, nën praninë e dhjetra anëtarëve të Komiteteve Teknike, bisneseve, Këshillit Profesional për Standardizim, dhe ekspertëve të ndryshëm të standardizimit.

Fjalën e hapjes e bëri Zv/Ministri I MTI-së Cuned Ustaibo, fjalën mirëseardhëse Kryeshefi Ekgzekutiv i AKS-së Hafiz Gara, ndërsa arritjet e AKS-së I prezantoi Bujar Istogu.

Gjithashtu, me prezantime u paraqitën edhe Naser Kabashi, Butrint Batalli, Astrit Hasani dhe Samir Lleshi.

Manifestime e tilla po e zgjërojnë dukshëm interesimin e palëve të interesit për standarde kosovare SK, të cilat janë miratuar nga ato evropiane EN etj.

 

22 Oct 2013