Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

TAKIMI PERMBYLLËS I MANDATIT TE KËSHILLIT

Shtëpi » Lajm »
TAKIMI PERMBYLLËS I MANDATIT TE KËSHILLIT

Agjencia Kosovare për Standardizim, sipas ligjit të standardizimit dhe Udhëzimit të Këshillit profesional për standardizim (KPS), obligohet të mbaj takime të Këshillit dy herë në vit, për diskutim i Programit të punës për 6 mujorin në vijim. Këtë dhjetor u realizua takimi i dytë i këtij viti, përkatësisht takimi i gjashtë i KPS-së, i cili u mbajt në sallën e takimeve në MTI.

Takimin e hapi Ministri i MTI-së z.Endrit Shala, ndërsa mirënjohjet për angazhimin trevjeçar të Këshillit i shpërndau Zëvendësministri Bekim Jupa.

Kryetari dhe anëtarësia e KPS në këtë fund mandati, i shprehën të lumtur që kanë arrite të realizojnë një storie suksesi në standardizimin kosovar.

AKS gjithashtu është mirënjohëse për kontributin profesional të lartë të KPS përgjatë tri viteve që lamë pas.

20 Dec 2018