Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

VIZITË STUDIMORE NË TSE

Shtëpi » Lajm »
VIZITË STUDIMORE NË TSE

- Kryeshefi ekzekutiv i AKS-së, i shoqëruar nga një pjesë e Kabinetit të Ministrit të MTI-së, vizitoi Institutin turk të standardeve TSE, në Ankara dhe Stamboll. Kjo ishte vizita e parë organizatës homologe turke, me ç ‘rast u shkëmbyen përvoja dhe ide për bashkëpunim të mëtejmë të dy organizmave standardizues.

 

- Në Ankara u nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi ndërmjet AKS dhe TSE, për të zgjeruar bashkëpunimin e dy organizatave tona. Adem Shahin, president i TSE premtoi ndihmë për AKS-në në të gjitha fushat.

 

- Në Stamboll u vizitua Qendra e TSE, ku koordinatori Hysein Toshan priti miqësisht përfaqësuesit kosovar. Në Gebze dhe Tuzlla u vizituan laborator të shumtë që funksionojnë nën logon e TSE-së

20 Nov 2018