Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Tash 10 vite edhe në Kosovë manifestohet ‘DITA BOTËRORE E STANDARDEVE’, nën organizimin e Agjencisë Kosovare për Standardizim (AKS).
Këtë vit, 14 tetori (si datë e themelimit të ISOs) rastisi të bije ditën e diele, kështu që Manifestimi i organizua më 16 tetor 2018, në hotel Emerald, i ndihmuar edhe nga Projekti i BE për Qarkullim të lirë të mallrave.
Pati mbi 100 pjesëmarrës, të cilët përfaqësonin bizneset kosovare, Këshillin profesional të standardizimit, Komitetet Teknike dhe bashkëpunëtor e ekspert tjerë të standardizimit, të cilët janë pjesë e standardizimit kosovar, ngaqë standardizimi kërkon transparencë, gjithë përfshirje dhe konsensus.
Hapjen e Manifestimit e bëri Ministri i MTI-së Endrit Shala, fjalë mirëseardhjeje pati Libor Chlad nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe Hafiz Gara nga AKS. Përveç prezantimeve me vlerë, Manifestimi pati edhe një pikë të rëndësishme të Agjendës: Shpalosjen e Logos së re të AKS, të cilës i parapriu nënshkrimi i Udhëzimit Administrativ përkatës nga Ministri i MTI-së. Manifestimi që pati edhe karakter promovues të standardizimit kosovar, u përmbyll me fjalën e pjesëmarrësve, dhe me një koktej rasti. 18 Oct 2018 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural