
| Lajm   31 Oct 2024 22 Oct 2024 03 Oct 2024 27 Sep 2024 26 Sep 2024 20 Sep 2024 Poll | Agjencia Kosovare e Standardizimit-AKS, bënë thirrje publike për të gjithë të interesuarit të cilët në baza vullnetare mund të japin kontribut në hartimin dhe zhvillimin e anekseve kombëtare, pjesë e eurokodeve. 
 Nën-komitetet teknike janë pjesë e Komitetit Teknik për Eurokode, dhe si të tilla organizohen dhe funksionojnë brenda domenit të këtij komiteti teknik. 
 1. Për të aplikuar duhet dorëzuar: 1.1. CV; 1.2. Diplomë universitare: Fakulteti Teknik; 1.3. Njohuri të përgjithshme në standardizim (e preferuar); 1.4. Shkathtësi organizative në grupet punuese (e preferuar); 1.5. Shprehje interesi ose preferenca për eurokode (e preferuar). 
 Ju lutem vini re se vetëm shprehjet e interesimit të dërguara deri me datë 30.08.2018 dhe vetëm të plotësuara tërësisht mund të konsiderohen për vlerësim. 
 Paraqitja e kërkesave 
 Aplikimi mund të bëhet në e-mail adresën: aksinfo@rks-gov.net ose mund të dorëzohen në Agjencinë Kosovare të Standardizimit-AKS, çdo ditë pune nga ora 8:00 - 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038/512-814. “AKS, ofron mundësi të barabarta për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”. 
 Kërkesat e pakompletuara si dhe kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. 
 14 Aug 2018 | 
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

 
 
            
         
 