Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
STANDARDIZIMI I DOMOSDOSHËM NË ARRITJEN E OBJEKTIVAVE TË MSA
Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS), mori pjesë aktive në tryezën “Standardizimi i produkteve i domosdoshëm në mbërritjen e objektivave të MSA-së”, e organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). Në këtë tryezë ishin të pranishëm Z. Burim Ejupi (INDEP); Znj. Sala Berisha-Shala (Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri); Z. Bujar Istogu (Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim/AKS) dhe Dardan Abazi (INDEP). Tryeza pati gjithashtu pjesëmarrës të shumtë të kompanive të produkteve vendore si dhe asociacione për mbrojtjen e këtyre produkteve. Qëllimi i kësaj tryeze ishte përmirësimi i politikave krahas rritjes së interesimit dhe numrit të bizneseve kosovare që zbatojnë standarde evropiane. AKS mori pjesë aktive në këtë tryezë duke prezantuar rolin dhe rëndësinë e standardeve dhe standardizimin në përgjithësi: MTI është njëri ndër implementuesit më të mëdhenj të MSA, ngase brenda saj ka tre komponentë të infrastrukturës së cilësisë (standardizimin, akreditimin dhe metrologjinë) të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe sigurisë së produkteve, proceseve dhe shërbimeve për tregun e BE. Standardizimi është formë e vet rregullimit, ku të gjitha palët e interesuara mblidhen dhe pajtohen bashkërisht për çështje (zakonisht teknike), të cilat ju mundësojnë atyre të konkurrojnë në treg me më shumë efikasitet, prandaj është AKS ajo që siguron platformën për zhvillimin e standardizimit, duke mbështetur përhapjen e njohurive përmes standardeve. Standardet janë të pranishme gati gjithkund. Ato përcaktojnë madhësinë, formën ose kapacitetin e një produkti apo sistemi, si dhe specifikojnë dhe përmirësojnë performancën e tyre. Gjithashtu, AKS u përgjigj në shumë pyetje të bëra nga pjesëmarrësit e kësaj tryeze. Për më shumë, klikoni në: 22 Jun 2018 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural