Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Të jetojmë me standarde

Shtëpi » Lajm »
Të jetojmë me standarde

Në kuadër të fushatës promovuese të standardeve, më datë 01 Gusht 2013, AKS në bashkëpunim me OEK ka organizuar Tryezë me bizneset, me mesazhin simbolik ‘jeto me standarde’.

Takimi kishte për qëllim sensibilizimin e rëndësisë së standardeve dhe promovimin e bazës së të dhënave të instaluar në AKS gjatë fundit të qershorit të këtij viti.

OEK kishte ftuar bizneset, ndërsa AKS-ja kishte përgatitë materialet publikuese dhe prezantimet që do ti paraqiteshin auditorit, i cili kësaj radhe ishte i vogël, për shkak të pushimeve verore. Takimin e hapi nikoqiri Berat Rukiqi, ndërsa prezantimet i shtjelluan Hafiz Gara dhe Bujar Istogu. Në takim u vërejt një debat i gjallë rreth situatës së Infrastrukturës së Cilësisë (IC) dhe mundësive për avancimin e sajë. Interesim i dukshëm ishte edhe natyra e standardeve që procedon Agjencia, validiteti i standardeve, certifikimi etj.

AKS rekomandoi që gjatë fundit të shtatorit të organizohen tryeza të ngjashme edhe në Odat rajonale, dhe OEK  u dakordua që fushatën ta intensifikojmë duke involvuar edhe partnerët tjerë të IC-së kosovare (metrologjinë, akreditimin dhe mbikëqyrjen e tregut), që palëve të interesit tu ofrohet informacion i gjer më arritjet e IC-së, dhe fushat ku mund të ndihmoj kjo infrastrukturë.

02 Aug 2013