Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Në datat 12-13 Mars 2018, në Shkup të Republikës së Maqedonisë, Instituti i Standardizimit të Republikës së Maqedonisë (ISRM) zhvilloi Konferencën e parë Ballkanike të Teknologjisë Informative për Platformën e Standardizimit dhe Terminologjinë. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të organizmave Rajonale për Standardizimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe përfaqësues të Komitetit Evropian për Standardizimin në fushën e Elektroteknikës (CENELEC), Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin në fushën e Elektroteknikës (IEC). Agjencia Kosovare për Standardizim (AKS) u përfaqësua nga Zj.Qefsere Ajeti – Zyrtare për krijimin e bazës së të dhënave. Prezantimet hapën mundësinë e diskutimeve dhe pyetjeve të detajuara mbi funksionet e secilës platformë të IT të prezantuar. Me shumë interes ishin edhe prezantimet mbi modulin e terminologjisë së standardeve, ndërveprimin e saj me faqen e internetit dhe platformën e punës së standardeve për sekretarët dhe ekspertët e Komiteteve Teknike të secilës NSB. Qëllimi i takimit është rritja e bashkëpunimit rajonal dhe bërja e tij sa më efikas në të mirë të punës sonë të përditshme, veçanërisht për përkthimin e standardeve, në mënyrë që bizneseve t’i sigurohet më shumë qasje në punën për hartimin dhe miratimin e standardeve dhe në publikimin me përkthim të plotë të standardeve me interes për to. 20 Mar 2018 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural