Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Qendra e Informacionit   

Dita Botërore e Standardeve

Dita Botërore e Standardeve

Agjencia Kosovare për Standardizim (AKS) tash e disa vite manifeston Ditën Botërore të Standardizimit. Këtë vit, manifestimi qendror u realizua në Hotel Sirius, me një numër të konsiderueshëm biznesesh, përfaqësues të shoqatave, odave ekonomike, komiteteve teknike etj. 

Fjalën e hapjes e mbajti Ministri i MTI-së, Bajram Hasani, i cili tha: Jemi duke punuar në Ligjin e ri të standardizimit, që ta fuqizojmë akoma AKS në veprimtarinë e saj, me synim të rritjes së cilësisë së produkteve dhe shërbimeve.

Takimin e përshëndeti edhe Kryetari i Këshillit Profesional të Standardizimit, Driton Dalipi, ndërsa prezantimin qendror për arritjet në AKS e mbajti Kryeshefi i AKS-së, Hafiz Gara 

Shembuj të suksesshëm në implementim të standardeve referuan: Sefer Susuri ‘Vëllezërit e bashkuar’, Ardiana Shala DAK, Nol Buzhala KIESA, dhe Shpresa Krasniqi prezantoi gjerësisht veprimtarinë e KOSTT.

Të pranishmit adresuan çështje të ndryshme te penalistët, me ç ‘rast u zhvillua diskutim produktiv. 

16 Oct 2017